Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas miratimit nga kuvendit të Ligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sapo ligji të hyn në fuqi dhe të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria iu konfiskohet.
Ai ka thënë se tani duhet të ketë më pak fjalë dhe më shumë vepra.
Postimi i tij i plotë:
Kuvendi e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme!
E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet.
Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji.
Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate.


