Barcelona shkarkoi dje trajnerin, Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.
Koeman u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Barcelonën, shkruan GazetaBlic Sport.
Blaugranët regjistruan 4 fitore në 10 ndeshjet e para të La Ligas në këtë sezon, kurse në Champions League u mposhtën nga Bayern dhe Benfica.
Një nga ata që ka reaguar mbi shkarkimin e teknikut ka qenë ish-mesfushori i katalanasve Miralem Pjanic. Ai e ka ofenduar rëndë trajnerin në fjalë.
“Dije kur duhet ta largosh atë cop m’’i”, thuhej në postim.

Pjanic nuk i ka pasur kurrë marrëdhëniet e mira me holandezin, duke luajtur shumë pak ndeshje sezonit e kaluar që më pas çoi dhe në largimin e tij.


