Miralem Pjanic mund të kthehet në Itali këtë verë.
Mesfushori, aktualisht i huazuar te Besiktas nga Barcelona, do të kërkojë një largim të përhershëm nga “Camp Nou” përpara sezonit të ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Mundo Deportivo pretendon se Interi është klubi që aktualisht kërkon ta blejë atë pasi ata po kërkojnë një zëvendësues për Arturo Vidal.
“Zikaltërit” janë të vetmit deri më tani që kanë kontaktuar agjentin e boshnjakut.


