Miralem Pjanic, i huazuar te Besiktasi nga Barcelona, ka mohuar lajmet se do të largohet gjatë dimrit – duke thënë se do të qëndrojë në klubin turk deri në fund të sezonit.
Mediat spanjolle raportuan këtë javë se Pjanic mund të kthehet tek Barça në janar, por lojtari e demantoi këtë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Skuadra ime është Besiktas për momentin dhe nuk kam asnjë dyshim për të qëndruar këtu. Nuk kam në plan të largohem nga tifozët e mrekullueshëm,” tha Pjanic.
“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time për të qëndruar në Besiktas gjatë gjithë sezonit. Nuk po mendoj të lë shokët e mi dhe këta tifoz dhe të shkoj diku.”
“Unë jam i lumtur këtu. Unë jam mirë me të gjithë. Nuk e di se çfarë sjell e ardhmja, aktualisht jam i fokusuar në atë që do të ndodhë këtë sezon. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


