Sporti

Miralem Pjanic i vendosur që të largohet nga Barcelona, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

07/23/2021 21:34
nga:Mergim Rreci

Miralem Pjanic është i vendosur të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti në klub, pasi i ishte thënë nga Ronald Koeman se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Pjanic do të kompletojë lëvizjen e tij të radhës në javën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ylli i Bosnjë-Hercegovinës e ka zemrën të vendosur në një kthim në Juventus dhe agjenti i tij ka arritur që të filloj bisedimet me drejtuesit e kësaj skuadre.

Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë pjesë e Juventusit për edicionin e ri.

/GazetaBlic Sport/