Sporti

Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

09/06/2022 09:40
nga:Mergim Rreci

Miralem Pjanic po largohet nga Barcelona, me boshnjakun që po kalon ditët e fundit në “Camp Nou”.

Mesfushori i Bosnje-Hercegovinës nuk është preferuar nga Xavi hernandez në 4 ndeshjet e para të La Liga, teksa largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas “Avaz”, Pjanic ka marrë ofertë konkrete nga një klub arab, që mund t’i interesojë.

Tashmë ka pasur kontakte me Al-Nass, me lojtarin që duhet të vendosë se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij.