Sporti

Miqësorja e luksit për Egnatian, konfirmohet stadiumi për ndeshjen ndaj Interit

07/29/2023 21:42
nga:E K

Tashmë nuk është më një sekret dhe Egnatia do të sfidojë Interin në një miqësore e cila padyshim mund të konsiderohet një ndeshje luksi për rrogozhinasit.

Një reklamë për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova teksa më datë 13 gusht zbresin në fushë për t’u përballur me Interin, skuadër nënkampione e Europës dhe 19-herë Kampione e Italisë.

Tashmë, janë zyrtarizuar edhe detajet e fundit teksa është zbuluar stadiumi mikpritës për këtë ndeshje.

Sfida do të zhvillohet më 13 gusht në orën 20:00 në stadiumin Paolo Mazza në qytetin e Ferraras. Stadiumi Paolo Mazza është shtëpia ku luan ndeshjet skuadra e SPAL dhe që ka një kapacitet prej 16.134 vendesh.

E veçanta është se impianti ku do të zbresë në fushë Egnatia për miqësoren ndaj Inter është një nga pesë më të vjetrit në Itali teksa për herë të parë ka hapur dyert në 20 shtatorin e vitit 1928.