Sporti

Miqësore: Prishtina fiton ndaj ekipit rumun Hermannstadt

06/25/2025 20:17
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka regjistruar fitore në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillohet në Turqi, duke mposhtur ekipin rumun FC Hermannstadt me rezultatin 3-2.

Golat u realizuan nga Ardian Muja nga penaltia, Gentrit Salihu që shënoi nga distanca një gol të bukur si dhe Rin Ahmeti që realizoi golin e tretë. Bardhë e kaltërit kanë pasur edhe disa raste të tjera për gjatë ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në pjesën e parë luajtën: Ardit Nika, Leonat Vitija, Ron Raqi, Philippe Boueye, Ramiz Bytyqi, Dion Gallapeni, Hamdi Namani, Ardian Limani, Ardian Muja, Valmir Veliu dhe Leotrim Kryeziu.

Kurse në të dytën u inkuadruan Agron Kolaj, Drin Bajraktari,Gentrit Salihu, Alban Shillova, Blend Baftiu,Diar Halili, Ardi Ajdini, Rin Ahmeti, Reis Paci, Lorian Fazliu, Lorik Mehmeti dhe Skifter Mustafa.

/GazetaBlic Sport