Kandidati për deputet i LDK-së, Lumbardh Salihu, ka theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku, për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për Kosovën, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Salihu ka shpërndarë një foto me Abdixhikun dhe ka nënvizuar se bashkëpunimi i ndërtuar mbi vlera dhe vizion të përbashkët do të sjellë një shoqëri më të bashkuar, të drejtë dhe të përparuar.
Ai ka theksuar se ky është momenti për të ecur përpara dhe për të punuar së bashku për një zhvillim të qëndrueshëm për vendin.
“Një miqësi e ndërtuar mbi vlera dhe vizion të përbashkët për vendin tonë. Bashkë për një shoqëri më të bashkuar dhe të drejtë, ky është momenti për të ecur përpara”, ka shkruar Salihu.