Lajme

Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

04/15/2026 21:59
nga:Y I

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi në DritareTV se Kosova nuk është më në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare si dikur, ndërsa theksoi se krizat e brendshme politike kanë ndikuar në këtë situatë.

Minxhozi u shpreh se dikur Kosova ishte një nga prioritetet kryesore të diplomacisë perëndimore, ndërsa sot ka kaluar në plan të dytë apo të tretë.

“Dikur Kosova ishte në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa sot ka kaluar në plan të dytë apo të tretë. Kjo është një situatë që duhet të na shqetësojë,” tha ai.