Po zhvillohet minuta e 80-të në ndeshjen mes Astana dhe Ballkanit.
Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra kosovare ka dominimin dhe rastet, por nuk po arrin asesi të shënojë në portën kundërshtare.
Gripshi dhe Kryeziu ishin shumë pranë golit, megjithatë rezultati mbeti 0 me 0.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në minutat e mbetur.
/GazetaBlic Sport/


