Sporti

Minuta e 75-të, këto janë rezultatet në dy ndeshjet e Superligës

04/29/2023 16:35
nga:Mergim Rreci

Po zhvillohet minuta e 75-të në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Malisheva vazhdon të jetë në avantazh ndaj Drenicës me rezultat 1 me 2, kurse Drita dhe Ferizaj po luajnë pa gola, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica po luan me një lojtar më pak në ‘Bajram Aliu’, ashtu si edhe Ferizaj në takimin ndaj ‘Intelektualëve’.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në minutat e mbetur.

/GazetaBlic Sport/