Sporti

Minuta e 60-të: Arsenali vazhdon të jetë në epërsi në finalen e Champions League

05/30/2026 19:24
nga:Mergim Rreci

Në finalen e UEFA Champions League në Puskas Arena, Arsenal vazhdon të kryesojë 1–0 ndaj Paris Saint-Germain.

Goli i Kai Havertz mbetet vendimtar deri në këtë fazë të ndeshjes, në një sfidë ku Arsenali po shfaq organizim të fortë dhe disiplinë në mbrojtje, duke mos i lejuar PSG-së shumë hapësira për të reaguar.

Nga ana tjetër, kampionët francezë po kërkojnë me intensitet golin e barazimit, por hasin në një prapavijë të vendosur të londinezëve.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, por deri më tash, Arsenali po tregon siguri të madhe.

/Gazetablic Sport/