Po luhet minuta e 55-të e përballjes mes Argjentinës dhe Austrisë në Kupën e Botës 2026, me kampionët në fuqi që vazhdojnë të kryesojnë 1-0.
Deri tani, diferencën po e bën sërish Lionel Messi, autor i golit që ka vendosur rezultatin. Kapiteni argjentinas po vazhdon formën e shkëlqyer pas tregolëshit ndaj Algjerisë dhe po udhëheq ekipin e tij drejt një tjetër fitoreje të rëndësishme në fazën e grupeve.
Austria ka tentuar të reagojë, por Argjentina po kontrollon lojën dhe mban avantazhin minimal. Mbetet për t’u parë nëse Messi dhe shokët e tij do ta ruajnë epërsinë deri në fund të takimit.
/GazetaBlic Sport/


