Sporti

Minuta e 20-të, Kosova e dominon Qipron, por nuk e gjen ende golin

09/27/2022 21:05
nga:Mergim Rreci

Po zhvillohet minuta e 20-të në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros.

“Dardanët” e kanë dominimin deri më tash, por që edhe mysafirët kanë mundur të kalojnë shumë lehtë në avantazh pas një aksioni në minutën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Arbër Zeneli e kishte rastin më të mirë për Kosovën, atje ku pas një bashkëveprimi me Muriqin doli i vetëm para portierit kundërshtar, por nuk u tregua i saktë.

Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/