Sporti

Minuta e 20-të, këto janë rezultatet në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll

09/15/2021 16:20
nga:Mergim Rreci

Po luhet minuta e 20-të në ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Në të trija takimet deri më tash është shënuar vetëm një gol, atje ku Feronikeli është në avantazh ndaj Dukagjinit me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Në derbin e madh në mes Dritës dhe Ballkanit nuk ka ende gol, ashtu siç nuk ka as në ndeshjen Llapi – Malisheva.

GazetaBlic Sport do të ju raportojë për çdo ndryshim eventual të rezultatit.

/GazetaBlic Sport/