Ministri Rifat Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e punëtorëve të QKMF-Gjakovë, Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, të cilët humbën jetën në një aksident ditë më parë, raporton Gazeta Blic.
“Ata, do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta”, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi, drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit.


