E ardhmja e Pogbas është ende e paqartë.
Mesfushori francez ende nuk ka arritur marrëveshje me Manchester United për rinovimin e kontratës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat e huaja prej kohësh kanë raportuar për një largim të mundshëm të tij nga “Old Trafford”.
Në lidhje me të ardhmen e francezit, ka folur agjenti i tij, Mino Raiola, për “Sport1”.
Ai ka deklaruar se do të shohin se cilat nga opsionet do të jetë më e mira për mesfushorin e “Djajve të Kuq”.
“Ne kemi shumë oferta për Pogban, duke përfshirë një propozim për vazhdimin e kontratës [nga Man United]. Ne do të shohim se çfarë është më e mira për të”, tha ai.
Mino Raiola to @Sport1 on Paul Pogba's future: "We have many offers for Pogba, including a contract extension proposal [from Man United] We'll see what's best for him". ? #MUFC #Bayern
"Pogba to FC Bayern? Impossible – they're not paying this kind of salary". ?? @berger_pj pic.twitter.com/DyoRJ5xkJC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 10, 2021
/GazetaBlic Sport/


