Barcelona është në vendin e parë në La Liga dhe po lufton për një vend në 8 ekipet më të mira të Ligës së Kampionëve , por jashtë fushës katalanasit duhet të përballen me një sërë problemesh jo-futbollistike.
Pasi çatia e stadiumit në ndërtim e sipër Camp Nou pikoi gjatë ndeshjes me Oviedon (3:0) të dielën dhe përmbyti një pjesë të tribunave, Barca tani duhet të përballet me një infektim nga minjtë, transmeton GazetaBlic Sport.
Një video është publikuar në rrjetet sociale nga Camp Nou, ku shihet miu që shfaqet në stadium. Ende nuk është e qartë se si përfundoi brejtësi në objekt, por është filmuar nga kamerat duke u fshehur në zonën pranë fushës.
Videoja e miut në Camp Nou u shfaq një ditë para ndeshjes në shtëpi të Barcelonës kundër Kopenhagenit në raundin e fundit të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.
¡Pequeño problema en el Camp Nou! 🫣🐀
Captamos unas invitadas que seguro no se querían perder la #BenditaChampions. 😱
📲 @StreamMaxLA: https://t.co/JQG7BTvG44#TNTSportsEnHBOMax pic.twitter.com/HQgjJJQozu
— TNT Sports México (@tntsportsmex) January 27, 2026


