Lajme

Ministrja Rizvanolli sqarohet për shpenzimin “joystickëve” të videolojërave

12/15/2021 19:00
nga:Q R

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka komentuar debatin e krijuar pas apelit për kursim të energjisë ku përmendeshin edhe konsolat e videolojërave, përcjell Gazeta Blic.

Ajo mes tjerash ka dhënë edhe më në detaje se sa mund të konsumojnë energjinë elektrike, elemente të tilla mjaft të përdorueshme.

“Konsolat e videolojërave shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar. Më saktësisht Playstation 4, 8.5W në standby, Xbox1 15.7W, gjatë akumulimit”.

“Gjenerata e re e videolojërave mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e energjisë gjatë kohës kur ato nuk janë duke u përdorur”.

“Siç ndodhë nganjëherë, gjërat shpesh banalizohen, por dua t’ju siguroj se çkado që keni lexuar në postimet tona, nuk është diçka që ne e kemi shpikur. Këto janë citime në bazë të ekspertëve dhe gjërave që kemi matur”.

Me çka ngroheni në banesën tuaj? Ministrja Rizvanolli në siklet – kjo është përgjigja e saj