Lajme

Ministrja Rizvanolli jep detaje për minatorët e Trepçës, pas daljes nga miniera

10/08/2026 10:51
nga:G B

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka njoftuar se ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.

Postimi i saj i plotë:

Të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë.

Ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.

Falënderoj ekipet e Trepçës, KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan për përballimin e situatës.