Lajme

Ministrja Nagavci reagon për punësimin e vajzës në Ministrinë e Financave

05/24/2022 19:32
nga:G B

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka quajtur lajm tendencioz dhe të pavërtetë lajmin për punësimin e vajzës së saj në Ministrinë e Financave, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vajza e saj Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme.

Postimi i saj i plotë:

Reagim

Lajmi ‘’Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave’’ është lajm tendencioz dhe i pavërtetë.

Dua të njoftoj opinionit publik se vajza ime Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme siç edhe mund ta shihni në fotografinë më poshtë.

Për këtë shpifje unë do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara për të proceduar pastaj me Padi.