Lajme

Ministrja Haxhiu thotë se refuzimi i takimit nga Thaçi e Veseli ishte i paarsyeshëm

04/04/2022 20:47
nga:Q R

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar pse nuk është pranuar në takim nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ndër të tjerash, ajo ka deklaruar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit duhet të kthehet në pikën zero.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të lihen anash konfliktet e pasluftës me dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në një intervistë për emisionin Prime Time në Kanal10, pas kthimit nga vizita në Hagë, ministrja Haxhiu e ka cilësuar si të paarsyeshme refuzimin e takimit nga dy ish-krerët e UÇK-së, Thaçi e Veseli.

Haxhiu ka thënë se arsye e refuzimit të ftesës për takim, pikërisht mund të kenë qenë problemet dhe deklaratat e mëhershme rreth tyre.

Ndërkohë, ministrja Haxhiu ka folur edhe për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ajo ka kërkuar që ky proces të kthehet në pikën zero.

Sipas saj, Këshilli Prokurorial nuk është shprehur i interesuar që të zgjedhë një kryeprokuror me integritet moral dhe të guximshëm.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu ka folur edhe për dërgimin sërish të projekt-kodit civil në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka shprehur qëndrimin e saj edhe në lidhje me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Intervistën e plotë me ministrën e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mund ta ndiqni sonte në orën 20:30 në Prime Time

Nagavci i kundërpërgjigjet Rrahman Jasharajt: Nuk është koha për grevat nga SBASHK-u