Lajme

Ministrja Haxhiu nuk e komenton raportin Institutit zviceran për rastin Dehari

04/15/2022 16:30
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dashur ta komentojë raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Ajo ka dashur t’i referohen komunikatës së djeshme të dërguar nga dikasteri i saj, e cila e ka akuzuar e Prokurorinë Speciale të Kosovës për propagandë e manipulim në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi fol dje për këtë rast dhe natyrisht do të flasim sërish. Sot është një ditë tjetër dhe do të flasim për çështjen për të cilën jemi këtu”, tha shkurt Haxhiu.