Lajme

Ministrja gjermane flet për zhbllokimin e CEFTA-s

10/09/2024 14:33
nga:Genita C

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se në Procesin e Berlinit ishin në gjendje të punonin së bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA-s.

“Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendas. Dhe forconi, Evropën tonë të përbashkët”, ka thënë Baerbock.