Lajme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: “Nuk është e pamundur që Rusia të sulmojë NATO-n”

03/16/2022 20:23
nga:Astrit Gashi

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, mbështeti planet për forcimin afatgjatë të krahut lindor të NATO-s.

“Megjithëse nuk ka indikacione deri tani që territori i Aleancës do të sulmohet, ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë mundësi dhe duhet të jemi gati,” tha sot Lambrecht, në margjina të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Është e rëndësishme për mua që ne të diskutojmë plotësisht se çfarë është një parandalim i besueshëm. Dhe çfarë nevojitet për këtë,” tha Lambrecht, duke iu referuar forcimit të Aleancës në shtetet aneëtare në lindje të Evropës.

“Ne do ta bëjmë këtë shumë në mënyrë intensive gjatë javëve në vijiim, në mënyrë që gjatë verës të miratojmë strategjinë e duhur afatmesme dhe afatgjatë të NATO-s”, shtoi ministrja gjermane.