Lajme

Ministrja Gërvalla takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim ekonomik

04/12/2021 16:05
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministren për marrjen e detyrës.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës, në të gjitha sferat përgjatë shtetndërtimit.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në këtë drejtim.

LEXO EDHE:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka një thirrje për të gjithë nënpunësit e tyre