Lajme

Ministrja Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

04/15/2021 16:39
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ministrja Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Austria i ka ofruar Kosovës, duke e ndihmuar në zhvillimin e shumë sektorëve.

Palët diskutuan për marrëveshjet bilaterale, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë.

Ambasadori Weidinger, theksoi përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. U diskutua edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu u bisedua edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, rolin e veçantë që ka luajtur Austria në sigurimin e vaksinave për Kosovën si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim.

LEXO EDHE:

Osmani në takim me ambasadoren kroate: Po bëjmë të pamundurën që të sigurojmë vaksinat antiCOVID-19