Lajme

Ministrja finlandeze: “Gjasat janë të mëdha që të anëtarësohemi në NATO”

04/15/2022 13:00
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Finlandës për Çështjet Evropiane,Tytti Tuppurainen, në një intervistë për Sky News, ka folur në lidhje me mundësinë e anëtarësimit të vendit të saj në NATO, duke qartësuar se tani ka një ndryshim të thellë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Finlandës, gjë që e trishton atë.

“Populli i Finlandës duket se e ka vendosur tashmë dhe ka një shumicë të madhe për anëtarësim të Finlandës në NATO. Sigurisht, kjo nuk është e tëra. Ne jemi një demokraci parlamentare, ndaj duhet ta diskutojmë këtë çështje në parlamentin tonë. Në këtë pikë do të thoja se ka shumë gjasa, por ende nuk është marrë një vendim.”

Ajo i përshkroi veprimet e Rusisë si një luftë “brutale” në Ukrainë dhe “një thirrje zgjimi për të gjithë ne”.

Në lidhje me retorikën armiqësore që vjen nga Rusia në lidhje me mundësinë e anëtarësimit të Finlandës, ndoshta edhe të Suedisë në NATO, ajo tha:

“Çdo vend ka të drejtë të marra masat e veta për sigurinë. Pra, duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos kufizojmë hapësirën tonë të manovrimit për shkak të faktorëve të jashtëm. Pra, çfarëdo që të thotë Rusia, ne sigurisht që e dëgjojmë këtë, por ne po marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe në kushtet tona, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme.”