Lajme

Ministrja e Arsimit, ‘e budallme’–Spahiu refuzon të kërkojë falje: Ajo le t’i kërkojë falje popullit

08/29/2023 22:11
nga:G B

Analisti Nexhmedin Spahiu në emisionin “Politiko” gjatë debatit e ka quajtur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, “e budallme”.

“Kur e shohin atë ministren e arsimit ‘e budallme’ me dy flamujë njërin të Kosovës dhe tjetrin të Shqipërisë, nuk kanë fajë, është ofendim por e meriton”, tha ai.

Gazetari Kushtrim Sadiku ja kujton se nuk duhet të përdoren terme në tilla në televizione, raporton Gazeta10.

Sadiku gjithashtu e shtyen të kërkojë falje publike por Spahiu kundështon.

“Nuk do të kërkojë falje, jo për ata qytetarë por edhe për ata ministra që e ofendojnë shtetin e Kosovës, unë i ofendojë personalisht sepse është ofendim më i rëndë kur bon ofendim mbi baza kombëtare sesa mbi baza personale”, tha analisti.

Spahiu shton se është ministrja e cila duhet të kërkojë falje Kosovës dhe qytetarëve për mosrespektimin e ligjit.