Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është për vizitë zyrtare në shtetin e Izraelit, ndërsa ajo ka treguar qëllimin e kësaj vizitë.
Sipas Ngagvci, ajo është duke shqyrtuar mundësin e shkëmbimit të provojavë me shtetin e izraelit në fushën e arsimit të lartë.
“Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekësisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi”.
“Bashkë u pajtuam që të shohim mundësitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook Nagavci.
Ajo në këtë viztë është takuar dhe përfaqësuesit e Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”.
“Gjatë këtyre vizitave kisha kënaqësinë të takoj 3 nxënës nga Kosova të cilët janë duke vijuar shkollimin në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast ju dëshirova suksese në shkollimin e tyre”, ka shtuar ajo.
Nagavci i ka mirënjohje ndaj ambasadores së Kosovës në në Izrael, Ines Demiri, ndihmën në organizimin e kësaj vizite.


