Lajme

Ministrja belge viziton Kosovën, kërkon de-eskalim të situatës në veri

11/24/2023 22:32
nga:N K

Njëra është ministre e Jashtme në Kosovë e tjetra në Belgjikë.

Mirëpo, mikpritëse kësaj radhe ishte Donika Gërvalla, e cila takimin me homologen e saj Hadja Lahbibe kishte me dyer të mbyllura.

E krejt çka biseduan u tregua në konferencën për media.

Duke folur për situatën në veri të vendit, ministrja Lahbib tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ende të larta dhe për këtë është i nevojshmen dialogu.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një çështje që e kam ngritur edhe dje në Beograd. Tensionet janë ende të larta, vetëm me dialog shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkoj është deeskalimi dhe një përkushtim i ri për procesin e normalizimit.

E njëjta foli edhe për diasporën kosovare në shtetin e saj.

Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Jemi të lidhur me një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova, rreth 40 mijë tani janë në Belgjikë, që e pasurojnë kulturën tone dhe ndikojnë në zhvillimin tonë ekonomikë. Shtetet tona janë fuqizuar viteve të fundit.

Bisedën per dialogun, e para e punëve të Jashtme në Kosovë nuk e përmendi fare.

Mirëpo, lidhur me çështjen e diasporës ne shtetin belg foli edhe kosovarja.

E kam falënderuar shumë ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj. Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tëj për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik.

Gërvalla shtoi gjithashtu se diaspora kosovare kontribuon në dy vendet.