Lajme

Ministria publikon çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

06/29/2022 09:14
nga:G B

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivate për 24 orët e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit, çmimi nuk ka ndryshuar nga dita e djeshme, ku nafta ka çmimin 1.86 euro për litër, benzina 1.74 dhe gasi 0.78.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR

Për secilin produkt të naftës

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 29/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.