Lajme

Ministria publikon çmimet e naftës për 24 orët e ardhshme

07/19/2022 08:51
nga:Genita C

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës ka publikuar çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të tyre, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër. i Benzinës është: 1.63 € për litër dhe i produktit Gas është 0.78 € për litër.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 19/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.