Ministria gjermane e ekonomisë njoftoi se eksportet e saj të pajisjeve ushtarake në Ukrainë janë rritur më shumë se katërfish, deri më tani në këtë vit.
Kjo nënkupton rritje prej 3.3 miliardë euro (3.48 miliardë dollarë), raporton Aljazeera.com.
Sipas ministrisë së ekonomisë, Kievi është marrësi kryesor i armëve gjermane.
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, Ukraina përbën më shumë se një të tretën e eksporteve totale ushtarake të Gjermanisë, 8.78 miliardë euro (9.23 miliardë dollarë).


