Lajme

Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Festoni shëndetshëm Bajramin!

07/08/2022 22:15
nga:Astrit Gashi

Duke pasur parasysh rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me COVID19 gjatë ditëve të fundit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë Festës së Bajramit.

“COVID19 ende është përreth. Të gjithë e meritojmë ta festojmë Bajramin të sigurt. Mbroni vetën dhe të tjerët nga COVID19”, thuhet në apelin e MSH.

Më tutje në apel nga qytetarët kërkohet që të vaksinohen dhe që të nxisin të tjerët që ta bejnë këtë, që të vendosin maskat në mënyrë të duhur dhe që të sigurohen që të ketë ventilim të mirë nëse festojnë në ambiente të mbyllura.