Lajme

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë

08/23/2021 17:51
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e shteteve që i konsiderojnë me rrezikshmëri të lartë të COVID-19.

Shtetet të cilat gjenden në këtë listë janë të radhitura prej rasteve me COVID-19. që i kanë në dy javët e fundit për 100 mijë banorë dhe do të përditësohet çdo një javë.

Në mesin e shteteve është Mali i zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Çdo person që hynë në Kosovë nga këto shtete nuk do të mund të futet në vend pa një test PCR të COVID-19 jo më e vjetër se 72 orë, test antigen jo më të vjetër se 42 orë ose certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Presidentja Osmani për 18-vjeçaren që e vranë në Ferizaj: Vetëm drejtësia e dënimi mund të ndryshojë situatën e trishtë