Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Rreth 18 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

12/09/2023 18:31
nga:Sh R

Rreth 18 mijë palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas që nga 7 tetori.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas, shkruan Sky News.

Ministria tha se 17 mijë e 700 ishin vrarë dhe 48 mijë e 780 ishin plagosur pas sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.