Lajme

Ministria e Shëndetësisë informon se si të mbroheni nga Covid gjatë sezonit festiv

12/29/2021 10:27
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka sjellë disa informacione se si të mbroheni nga virusi COVID-19 gjatë sezonit festiv.

Përmes disa fotografive të shpërndarë në rrjetin social Facebook, kjo ministri ka treguar për masat mbrojtëse që mund t’i ndërmerrni.

Mbani distancë, vaksinohuni sapo të jetë radha juaj, vendosni maska të përshtatshme, kollituni ose teshtini në bërryl të përkulur ose në faculetë, janë disa nga masat që sugjeron Ministria e Shëndetësisë.

Ajrosja e ambientit dhe shmangia e vendeve të mbyllura gjithashtu janë pjesë e këtyre sugjerimeve.