Lajme

Ministria e Shëndetësisë i ofron 13-vjeçarës, trajtim pa pagesë në Turqi

01/25/2024 15:37
nga:Sh R

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë, ku kanë siguruar trajtimin pa pagesë për pacienten 13 vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda trupore si pasojë e incidentit me bombol gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të MSH-së bëhet e ditur se pacientja ka marrë trajtim dhe kujdes shëndetësor në QKUK, për më shumë se 10 ditë.

Sipas Ministrisë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kërkesën e Vitisë dhe me vendimin e kryeministrit Kurtit, u janë siguruar mjetet për transport special ajror urgjent.

Sipas Ministrisë, vajza 13 vjeçare ka filluar të marr trajtimin e nevojshëm.

Postimi i plotë: