Lajme

Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

08/17/2021 21:28
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja kundër COVID-19.

Ai në konferencë për media ka theksuar se pas situatës së fundit me koronavirusin, do të rekrutohet staf shtesë.

“Do të rekrutohen një mijë punonjës shëndetësorë, do të shtohet dita e shtunë për t’u vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Vitia: 99.83% e mostrave të testuara jashtë vendit rezultojnë me variantin Delta