Lajme

Ministria e Shëndetësisë deklarohet rreth botoksit që u sekuestrua sot nga policia

3 ditë më parë
nga:Sh R

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar aksionin e Njësisë për hetimin e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës, që rezultoi me sekuestrimin e 860 flakonave të botoksit.

No photo description available.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës deklaroi se vlera e botoksit të sekuestruar është afro 150 mijë euro, sakaq pronari, shtetas turk, është dërguar në mbajtje.

May be an image of text

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi  të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150,000 €”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

May be an image of text

Në anën tjetër, nga MSH-ja pohojnë se do të vazhdojnë inspektimin dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë, për të parandaluar rastet e tilla.