Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.
Personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit, andaj u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (mbi 18-vjeç), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.
Të njëjtit do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas terminëve që do t’u caktohen.
Kjo është procedura e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundërCOVID-19 në platformën eKosova:
Shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është publikuar kohë më parë në eKosova në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:
Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
Klikohet mbi “Shërbime”,
Klikohet mbi “Shëndetësia”,
Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”,
Plotësohet fusha “Profesioni” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike,
Klikohet mbi “Apliko”.
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:
Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
Klikohet mbi “Shërbime”,
Klikohet mbi “Shëndetësia”,
Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”,
Plotësohen fushat “Numri personal i aplikuesit”, “Profesioni i aplikuesit”, “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Ka sëmundje kronike?” nëse personi për të cilin aplikoni ka sëmundje kronike,
Klikohet mbi “Apliko”.
LEXO EDHE:
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: LDK është e gatshme për zgjedhje, propozuam të mbahen më 31 tetor