Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar sot një donacion të vaksinave kundër COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.
Mehaj, thotë se pos vlefshmërisë financiare ky donacion dëshmon përkrahjen e plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët malazez, njofton GazetaBlic.
“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez”.
“Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac”, është shprehur Mehaj.
Postimi i plotë:


