Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Kherson nuk ka rënë në duart e rusëve

03/02/2022 10:41
nga:Genita C

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar informacionet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i ministrisë.

“Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.

Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.