Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Raportimet se FSK po përgatitet të hyjë në Veri janë të pavërteta

09/24/2021 20:53
nga:E K

Ministria e Mbrojtjes: Raportimet se FSK po përgatitet të hyjë në Veri janë të pavërteta

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës po bëjnë përgatitje ushtarake që të futen në Veriun e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë ministria nëpërmjet një njoftimit, duke sqaruar se FSK merr vendim në përputhshmëri me Kushtetutën dhe koordinim me KFOR-in.

“Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb.

Ju rikujtojmë se, Ministria e Mbrojtjes me FSK-në, është institucion shtetëror që realizon detyrat dhe kompetencat e saj në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi si dhe në koordinim të plotë me autoritetet tjera shtetërore dhe KFOR-in.

FSK, është organizatë profesionale dhe multietnike, e formuar, ndërtuar dhe zhvilluar në bashkëveprim, koordinim dhe mbështetje të plotë të NATO-s, SHBA-së dhe partnerëve tjerë anëtarë dhe partnerë të NATO-s.