Lajme

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë dhe dy banka goditen nga sulmet kibernetike, fajësohet Rusia

02/16/2022 07:45
nga:Q R

Ukraina ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes dhe dy banka shtetërore janë goditur nga një sulm kibernetik.

Ministria e konfirmoi këtë në mediat sociale duke thënë se ishin “ndoshta” në shënjestër dhe se ishin duke punuar për të rimarrë faqen e tyre zyrtare.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se bankat të cilat ishin sulmuar ishin Privatbank dhe Oschadbank.

“Privatbank siguron se nuk ka asnjë kërcënim për fondet e depozituesve,” thuhet në një deklaratë të Qendrës së Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit.

Ukraina nuk përmendi asnjë të dyshuar se qëndron pas sulmit, por duket se gishtin ia drejton Moskës, pas tensioneve të shtuara

“Është e mundur që agresori të ketë përdorur pak taktika të pista, sepse planet e tij agresive nuk po funksionojnë në shkallë të gjerë,” tha autoriteti ukrainas.

Nuk është hera e parë që Kievi fajëson Moskën për sulme të ngjashme kibernetike në javët e fundit, shkruan Euroneës.

Havolli: Kemi kërkuar që paga bazë e infermierëve të bëhet 700 euro