Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikon pamje të rafinerive të naftës duke u djegur

02/27/2022 09:03
nga:Q R

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës i ka publikuar disa pamje duke u djegur një nga rafineritë e naftës.

Tymi dhe flaka pothuajse prekin qiellin.

Rusia në anën tjetër ka nisur një valë të re të sulmeve që cak kanë bazat ajrore dhe objektet e rafinerive të naftës.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se një tjetër shpërthim kishte ndodhur në aeroportin civil Zhuliany.

Zyra e Zelenskyyt, bëri të ditur se forcat ruse hodhën në erë një tubacion gazi në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh, duke bërë që qeveria të paralajmërojë njerëzit që të mbrohen nga tymi duke mbuluar dritaret e tyre me leckë të lagur ose garzë.

Presidenti Vladimir Putin nuk i ka bërë të ditur planet e tij përfundimtare, por zyrtarët perëndimorë besojnë se ai është i vendosur të përmbysë qeverinë e Ukrainës dhe ta zëvendësojë atë me një regjim të tijin, duke rivizatuar hartën e Evropës dhe duke ringjallur ndikimin e Moskës në epokën e Luftës së Ftohtë.