Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve dhe me anë të një kumtese, në të cilën ofroi detaje për ngjarjen.
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.
Tre shtetas të huaj janë parë afër Uzinës së Përpunimit të Amrëve në Gramsh, të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë.
Në momentin që ushtarët janë afruar ka patur një përplasje fizike mes ushtarëve dhe tre shtetasve rusë, të cilët gjatë përleshjes kanë përdorur sprej.
Si pasojë e sprejit kanë mbetur të lënduar dy ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.


