Sporti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit del me sqarim publik, pas raportimeve se janë anuluar tenderët për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit

02/27/2025 13:27
nga:Lorik J

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit del me sqarim publik, pas raportimeve se janë anuluar tenderët për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit.

Sipas MKRS, asnjë tender nuk është anuluar.

Ja postimi i tyre:

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈:

“Sqarim Publik
Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.
Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport